Bio Produkte Merja

Bio Produkte Merja

Pak Histori…

Merja Bioprodukte filloi aktivitetin në vitin 1997 në qytetin e Tiranës. Objektivi kryesor ishte Grumbullimi & Përpunimi I bimëve medicinale Shqiptare të egra dhe Prodhimi I Vajrave bimore dhe esenciale, përfshirë edhe erëzat e kuzhinës. Si cdo fillim I vështirë, në një periudhë tranzicioni në vendin tonë, ne prodhonim një numër të reduktuar produktesh në këtë periudhë.

Në vitet 2000, ne filluam të prodhonim një gamë më të gjerë produktesh duke përfshirë produkte kozmetike tërësisht natyrale me synim trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Përbërësit që përdoreshin ishin tërësisht natyrale me përqëndrim në përdorimin e nënprodukteve të bletës.

Në vitet 2008-2013, ne filluam të shpërndanim produktet tona në shume qytete të Shqipërisë e në Kosovë. Produktet tona gjendeshin në dyqane dhe markete në të gjitha qytetet kryesore. Gjatë kësaj periudhe ne kemi marrë pjesë në panairet kryesore të organizuara në qytete si Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, dhe Prishtinë. Kënaqesia jonë ishte kur merrnim shume buzeqeshje dhe vlerësim nga vizitorët për cilësinë e produkteve tona dhe shërbimin maksimal, gjë që na stimuloi për të vazhduar më tej punën tonë. Deri në këtë periudhë të gjitha produktet tona prodhoheshin me produkte të egra të gjendura në natyrë, me ndihmën e madhe të të gjitha familjeve të fermerëve që ne bashkepunonim.

Më pas në 2014, ne krijuam fermën e parë në Lushnje. Qëllimi I kësaj ferme ishte kultivimi I bimëve të cilat nuk gjendjen lehtësisht në Shqipëri apo janë të rralla në natyrë, dhe kultivimi I bimëve të vecanta të huaja. Tashmë ne kultivojmë shumë bimë të vecanta, pa pesticide, tërësisht natyrale. Personeli jonë është I trajnuar dhe I kualifikuar për t’u kujdesur për bimët e shumëllojshme me përkujdesjen e duhur.

Në vitin 2018, ne vazhduam të zgjeronim prezencën e produkteve tona në të gjitha qytetet e Shqipërisë, dhe në shume qytete në Kosovë. Ne kemi bashkëpunuar me Distributorë të kualifikuar në informimin e bimëve të cilët shprehën dëshirën për të qënë pjesë e familjes tonë të madhe në shërbimin maskimal ndaj shëndetit të njeriut me anë të natyrës.

Tashmë, produktet tona janë prezente në cdo qytet të vendit tonë, në Kosovë, në Shkup të Maqedonisë, edhe në NeW York, SHBA. Gjithashtu, ne ofrojme shërbimin postar ekpres në cdo vend të botës, direkt nga qendra jonë e prodhimit!

 

Misioni  Jonë

Merja Bioprodukte është ndër prodhuesit më të mëdhenj në Shqipëri për produkte natyrale me bime nga bioflora shqiptare. Jemi krenarë të prezantojmë një gamë të gjerë produktesh tërësisht natyrale të prodhuara me produkte Shqiptare në Shqipëri!

 

Cfarë Produktesh ofrojmë ne?

·         Bimë Medicinale

·         Kombinime Bimore

·         Kremra Natyral Bimore

·         Produkte Kozmetike Bimore

·         Ekstrakte Bimore

·         Vajra të shtrydhura

·         Vajra Esenciale

·         Fara, Fruta & Superushqime

·         Erëza Mesdhetare

·         Shampo për Flokët, Trupin dhe për Fëmijë

·         Sapun 100% Natyral

Merja BioProdukte ka misionin të ofrojë një shërbim Unik në Shqipëri, në Krijimin e Trajtimeve Natyrale të Personalizuara për cdo Individ. Stafi jonë përbëhet prej:

·         Mjekë të licensuar

·         Laborantë të licensuar

·         Fizioterapistë të licensuar

·         Konsultentë të kualifikuar

Ne synojmë të ofrojmë një sherbim maksimal për klientët tanë.

Ne ofrojmë informacion rreth shëndetit tuaj, konsulta me mjekë live dhe online, këshilla për shëndetin tuaj, tashme edhe online! Ne bëjmë evaluimin e gjendjes fizike në tërësi të inidividit, me pas përshtatim një trajtim specifik tërësisht bimor. Ndër Trajtimet tona përfshihen:

·         Trajtime për fytyrën tuaj, pucrat, aknet, rrudhat, djegiet në lëkure, etj.

·         Trajtime për sëmundje të brendshme si: tensioni i lartë apo i ulët, aritmia në zemër, gurët dhe infeksione në veshka, gurë dhe infeksion në tëmth, shqetësime të tiroides, ulje e ngarkesës së hepatitit B, shqetësimet e menopauzës, sëmundjet e kockave, probleme me fertilitetin tek femrat dhe meshkujt,

·         E Shumë të tjera...

Mund të na kontaktoni në cdo kohë për informacion apo këshilla për shëndetin tuaj, ju kthejmë përgjigje brenda 48 orëve.

Cili është shqetësimi juaj? Mund të na kontaktoni me SMS, Tel, Facebook, Instagram, apo Email. Mund të na shkruani shqetësimin tuaj në cdo kohë. Jemi pranë jush 24h për t’ju këshilluar për cdo problem shëndetësor falas!

 

Duke u munduar të përmirësojmë sa më shumë shëndetin tuaj në mënyrë natyrale!

 

Origjina e Bimeve tona & Standartet në prodhimin e produkteve:

 

Merja Bioprodukte ofron produkte 100% Natyrale të prodhuara me krenari në Shqipëri.

Ne kemi standartizuar metodat e prodhimit të produkteve tona, duke ndjekur metodika standarte Europiane, duke përdorur sistemin HACCP dhe gjithashtu duke testuar produktet tona në vazhdimësi.

Bazohemi në Punime Shkencore Ndërkombëtare për të mësuar më shumë rreth vetive të bimëve e efekteve të tyre në organizmin e njeriut.

Nga viti 2018 ne jemi duke testuar cdo vit Përzierjet tona Bimore, Vajrat Bimore & Vajrat Esenciale me GC-MS për të kontrolluar cilësinë e pastërtine e tyre.

Produktet tona kanë kaluar me sukses çertifikime ndërkombëtare si: CODEX në Itali dhe Alb INSPECT në Tiranë.

Përdorim makineri për desinfektimin e produkteve me temperatura standarte, për të ruajtur vlerat e tyre.

Gjatë këtyre viteve kemi shtuar gjeografinë e grumbullimit të bimëve tona. Bimët që ne disponojmë vijnë nga cdo cep i Shqipërisë. Bashkëpunojmë ngushtë me fermeret tanë për t’i informuar gjithmonë rreth teknikave të mbledhjes së bimëve. Jemi të lumtur për bashkëpunimin tonë me fermeret Shqiptarë, të cilët e kane burimin e vetëm të të ardhurave familjare tregëtimin e bimëve medicinale.

Shumica e bimëve që ne ofrojme gjenden të egra, të marra direkt në natyrë. Një pjesë bimësh merret e kultivuar, por rritja e bimës është tërësisht në kushte natyrale, pa kimikate. Burimi I produktit është tepër I rëndësishëm për të pasur një efekt sa më të fuqishëm në organizëm, ne mundohemi në maksimum të sjellim tek ju bimë shqiptare të cilat janë vjelë në periudhën e duhur, kur përbërësit kimikë të tyre janë në sasinë ideale. Kështu ne sigurohemi që ju të keni një trajtim të efektshëm me këto bimë! Për ne, çdo detaj ka rëndësi në dhënien e shërbimit dhe cilësisë!

 

Orari i sherbimit:

E hene - E shtune

Ora 08:00 deri ne 19:30.

Klinika

E hene - E shtune

Ora 08:00 deri ne 17:00.

 

 

Jemi duke punuar çdo ditë për të rritur cilësinë e produkteve tona.

 

Jemi çdo ditë e me shumë të përkushtuar në kërkimin e trajtimeve të reja për shëndetin e njeriut!

 

 

 

Zbuloni Produkte Inovative & Unike

Produkte Natyrale të prodhuara me Krenari në Shqipëri!

Special instructions for seller

Subtotal

Shipping & taxes calculated at checkout

It appears that your cart is currently empty!

Continue Browsing

i