Kanelle shkop

80 lekë

Kodi: merja268
Natyrale
Cilësi Maksimale
Made in Albania

Kanella ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2. - Çaji nga kanella është një nga mënyrat më efektive për ta rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Lëreni ujin të vlojë dhe shtoni 1 lugë çaji të kanellës. Lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Uji do të bëhet ngjyrë kafe. Kullojeni atë dhe pini.

Kanella së bashku me mjaltin ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit. - Përzieni 1 lugë çaji të kanellës me pak mjaltë. Këtë duhet ta konsumoni çdo ditë para mëngjesit. Nëse përzierja ju duket shumë intensive, shtojeni atë në çaj.

Kanella mund t’i lehtësojë simptomat e artritit. - Rriheni kanellën derisa ta fitoni një përzierje të njëtrajtshme. Shtoni pak ujë. Aplikojeni atë në nyjat që dhembin. Përzierjen mund ta vendosni në gazë pambuku që të mbetet e lagësht më gjatë.

Kanella mund ta përmirësojë punën e sistemit të tretjes. - Në ujë të valë, shtoni 1 lugë çaji të kanellës dhe disa gjethe nenexhiku. Lëreni të qëndrojë 10 minuta, kullojeni dhe pini 3 herë në ditë.

Kanella përshpejton dobësimin. - Përzieni çajin e kanellës me një lugë mjalti dhe pini atë çdo ditë 30 minuta para mëngjesit.

Kanella largon aknet. - Përzieni kanellën dhe mjaltin dhe aplikoni përzierjen në akne. Lëreni të qëndrojë për disa minuta. Gjithashtu mund ta lini të qëndrojë brenda natës. Shpëlani me ujë të ngrohtë.

Përmirëson shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. - Hani 1 lugë të vogël me kanellë çdo ditë kur e keni stomakun bosh. Kanellën mund ta përzieni me mjaltë ose ta pini me ujë të nxehtë.

Kanella rrit nivelet e energjisë. - Shtoni një majë të lugës me kanellë në kafenë tuaj të mëngjesit, në drithëra, smoothie, çaj, supë ose spërkateni atë nëpër tost me mjaltë të lyer.

Kanella qetëson kollën. - Përzieni 1/4 e lugës me kanellë dhe 1 lugë mjaltë. Merreni 3 herë në ditë. Kollitja do të duhej të lehtësohet brenda një periudhe prej dy ditësh.

Kanella përmirëson gjumin. - Ngrohni qumështin dhe largojeni nga zjarri para se të fillojë të vlojë. Shtoni 1 shkop të kanellës, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Pini të paktën një orë para gjumit.

Kanella zbut infeksionet e dhëmbëve. - Përzieni pak kanellë dhe mjaltë. Aplikoni direkt në dhëmbin që dhemb. Mbajeni për rreth 10 minuta dhe shpëlajeni, ose thjesht gëlltiteni.

Kanella përshpejton shërimin e plagëve. - Përzieni 1 lugë të vogël me mjaltë dhe një majë të lugës me kanellë. Aplikoni në plagë dhe mbulojeni me gazë. Lëreni të qëndrojë për rreth 30 minuta.

Kanella freskon erën e gojës. - Shtrydhni 2 limonë, shtoni 1 lugë me kanellë, 1 pluhur për pjekje dhe 2 lugë mjaltë. Shtoni 250 ml ujë të vluar. Përzieni, lëreni të ftohet dhe përdoreni si ujë për shpëlarje të gojës.

Kanella rregullon shtypjen e gjakut. - Përzieni 1 lugë të vogël me kanellë me 250 ml ujë të ngrohtë dhe pini atë çdo mëngjes kur të zgjoheni

Bëni një Vlerësimi

Produkte të sugjeruara

Zbuloni Produkte Inovative & Unike

Produkte Natyrale të prodhuara me Krenari në Shqipëri!

Special instructions for seller

Subtotal

Shipping & taxes calculated at checkout

It appears that your cart is currently empty!

Continue Browsing

i